BE-ja dhe UP-ja shpërblejnë studentët për idetë më të mira për biznese startup

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 14:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e BE-së, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, organizuan konkursin për idetë më të mira për biznese startup. Qëllimi i këtij programit është nxitja e kulturës së ndërmarrësve të rinjtë të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Një nga katër konkurrentët është Donat Gashi nga kompania Axyz. Ai thotë se prezantimi i tyre ka të bëjë për formatin 3D dhe printim.

“Prezantimi do të jetë më shumë për anën tonë të biznesit për 3 D dhe printim. Synimi i kësaj ngjarje ka qenë me i motivua bizneset apo startup në Kosovë që janë qe me u zhvillu sa më shumë qoftë nga ana e biznesit apo anët e tjera, me hap së më shumë startup që me zhvillu ekonominë”, tha ai.

Ndërsa, Majlinda Ruhani, udhëheqëse e programit të inkubimit në VentureUp, tha se janë duke festuar përmbylljen e programit të inkubimit për gjeneratën e parë.

Me këtë rast tha se po e mbajnë edhe garën “Pitch Competerion” ku secili prej startup-ve që ka mbërri në këtë fazë të përfundimit të programit do të garojë për një vend fitues.

“Qëllimi kryesor i këtij programi i cili është mundësuar nga bashkëpunimi me UP-në  dhe Bashkimin Evropian në Kosovë është që me i ndihmua startup-ve ose kompanive të reja në Kosovë që me i marr te gjithë informatat dhe përgatitjet qe me u lansua në treg sa më shpejt dhe në te njëjtën kohë me mësua disa prej teknikave sa më bashkëkohore dhe të njohura për mënyrën se si operojnë dhe si dalin më të suksesshëm starup. Qëllimi i tërë programit është me nxit kulturën e ndërmarrësisë te të rinjtë e Kosovës”, tha ajo.

Ruhani theksoi se fituesit do të përfitojnë investim me një shumë të parave, gjithashtu do kenë mundësi të marrin shërbime nga kompanitë të cilat janë sponsorizuese.

“Fituesit kanë shanse të fitojnë një lloj investimi me një shumë të caktuar të parave por edhe shërbime prej kompanive qe janë sponzoruese”, tha ajo.

1-5 mijë euro do të ndahen për tri nga kompanitë fituese.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do bëhet nga ora 16:30.

Të ngjashme