Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, ka organizuar Panairin e shkathtësive, në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.
Në këtë panair, i cili është mbajtur në Shtëpinë e Evropës, kanë marr pjesë organizata të ndryshme të cilat operojnë në Kosovë.
Qytetarët e kësaj pjese në këtë panair kanë pasur mundësi që të informohen më afër me programet që këto organizata ofrojnë për të i’u ndihmuar atyre që t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre që të jenë më afër tregut të punës.
Panair i njëjtë është hapur gjatë së mërkurës edhe në Prishtinë. Përderisa në të dy qytetet të rinjtë paradite kanë diskutuar me përfaqësues të BE-së për kërkesat e tyre dhe aftësitë, krejt kjo me qëllim që BE ato t’i bëjë pjesë të programeve të saj në të ardhmen.
LEXONI EDHE: