Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka mbajtur konferencën “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.
Projekti financohet nga BE-ja dhe do të zbatohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë, me mbështetjen e institucioneve supreme të Auditimit të Kroacisë, Çekisë, Letonisë, Lituanisë dhe Portugalisë.
Projekti përbëhet nga tri komponentët, Komunikimi me qytetarë, Parlamentin dhe palët e tjera të interesit.
Vlera e projektit kap shumën prej 700 000 euro dhe pritet të realizohet brenda 18 muajve.
Auditori i Përgjithshëm i Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar se projekti do të fuqizojë kapacitetet e institucioneve të ZKA-së si dhe do të ndihmojë Kosovën drejt rrugës së integrimit në BE.
“Projekt i mirë për faktin se ne kemi mundësi të përparojmë dhe ta ndihmojmë Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane. Që të bësh bashkë 5 vende të BE dhe t’i sjellim bashkërisht me ndihmën e BE-së në Kosovë që të ndihmojë auditorët e Kosovës do të thotë te kemi një ditë të shënimit. Kosova ka krijuar një miqësi. Polonia na ka mundësuar që për herë të parë të fuqizojmë kapacitetet e auditorit”, tha Osmani.
Kryetari Suprem i Auditimit në Poloni, Marian Banas, tha se vendet duhet të shkojnë në hap me ndryshimet.
Banas theksoi se janë duke punuar intensivisht në kontrollimin se sa rekomandimet e BE-së do të zbatohen.
“Dëshiroj të ju përgëzoj kolegët kosovar për anëtarësim në SNISA. Kosova është një vend i vendosur në male andaj e kuptoj mirë jetesën në male dhe nuk është e lehtë pasi duhet të përballesh me natyrën. Lidhja me tokën dhe familjen e tyre janë tipare të malësorëve”.
“Duhet që dijet tona, rekomandimet t’i paraqesim të kontrolluarve parlamentit dhe shoqërisë. Dhe duhet të dimë se si rekomandimet tona zbatohen. Ne duhet të shkojmë në një hap me këto ndryshime. Kontrolli në informatikë është pjesë e këtij projekti”.
“Komunikimi gjatë viteve të fundit kanë ndryshuar gjithçka. Informacionet përhapen vazhdimisht. Jemi të përmbytur nga informacionin i cili mundet të jetë edhe i rremë. Organi i shtetit duhet të jetë një informator i saktë”, tha ai.
Hillen Francke, zëvendëskryesuese e Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian, potencoi se ZKA-ja është një nga institucionet më të besueshme në vend.
Sipas saj, në ZKA është rritur numri i zyrtarëve për 8 për qind.
“Jemi të lumtur me të arriturat deri më tani. Ne si BE ndjejmë që zyra është zotuar dhe përkushtuar në forcimin e kapaciteteve kemi pasur shumë ndryshime”.
“Është rritur numri i zyrave nga 4-8% të auditimit. Mbi 1 mijë rekomandime për auditim. Një nga institucionet më të besueshme në Kosovë dhe është për tu përgëzuar. Komunat kanë për të bërë mjaftë për tu përmirësuar”, tha Francke.
Francke theksoi se ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Përfshirja në dëgjimet publike të financave nuk ndodhë e kjo është problem. Organizatat që i zbatojnë mund të ndihen të demotivuar për këtë arsye duhet mbikëqyren. Auditimet e performances janë të rëndësishme, ato paraqesin një vlerësim të pavarur të politikave qeveritare. Gjetjet mund të ndryshojnë jetën e qytetarëve”.
“Cilësia e ajrit është problem i madh në Kosovë, lista e barnave esenciale, si dhe shqyrtimi i politikave të papunësisë. Menaxhimi i granteve të bujqësisë. Ky projekt do të ndihmojë në përmirësimin e institucioneve dhe Zyrës së Auditimit”, u shpreh ajo.