Bashkimi Evropian është pajtuar të paguajë 15.5 euro për dozë të vaksinës antiCovid të zhvilluar nga Pfizer/BioNtech. Reuters ka siguruar një dokument të brendshëm të BE-së, ku figuron ky fakt.
Çmimi, që është konfidencial dhe është negociuar për një total prej 300 milionë euro, është pak më i ulët se ai 19.50 dollarë për dorzë që SHBA-ja është pajtuar të paguajë për kontingjentin e parë të 100 milionë vaksinave të Pfizerit.
Dokumenti i BE-së, i datës 18 nëntor, ka qarkulluar pasi BE-ja ka njoftuar për marrëveshjen për furnizim me Pfizer/BioNTechun më 11 nëntor.