Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë që të ndalin menjëherë retorikat nxitëse.
Nga BE-ja është thënë se politikanët e të dyja palëve do të mbahen përgjegjës në rast të përshkallëzimit të tensioneve.
“Rritja e retorikës nxitëse së fundi mes zyrtarëve të Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht deklaratat për luftë dhe konflikt në Ballkan Perëndimor janë mjaft shqetësuese. Politikanë të lartë të dyja palëve do të mbahen përgjegjës për çdo përshkallëzim që çon në rritjen e tensioneve dhe potencialisht dhunë në rajon. Të dyja palët duhet t’i ndalin menjëherë armiqësitë e ndërsjella dhe deklaratat e rrezikshme dhe të veprojnë me përgjegjësi”, thuhet në komunikatë të BE-së.
Nga BE-ja thuhet se gjitha çështjet duhet të diskutohen në dialog, ndërsa ka thënë se pret që të gjitha marrëveshjet e kaluara të implementohen plotësisht.
“Të gjitha çështjet e hapura do të adresohen nëpërmjet dialogut të ndihmuar nga BE-ja për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. BE-ja pret që dy liderët të diskutojnë për temat sfiduese në takimin e radhës të nivelit të lartë, të ftuar nga përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme, Borrell, në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel. Arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve në kontekstin e dialogut të ndihmuar nga BE-ja, kërkon një klimë që kontribuon në rivendosjen e besimit, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira, ndërsa marrëveshjet e kaluara pritet të respektohen dhe plotësisht të implementohen, e veprimet e deklaratat që nuk janë në përputhje me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjike të rajonit nuk kanë vend”, thuhet nga BE-ja.
Nga Bashkimi Evropian është shtuar se është në koordinim të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-në