Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani pas takimit me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, në një konferencë për medie tha se Kosova është e përkushtuar në rrugën drejtë anëtarësimit në BE, raporton Ekonomia Online.
Osmani bëri të ditur për mbështetjen prej 6.5 euro ndihmë nga Bashkimi Evropian për sundimin e Ligjit.
Sipas saj, sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm në letër për institucionet e Kosovës, por prioritet është për të gjithë qytetarët dhe për atë si presidente.
Ajo më tej theksoi se pas vonesave të gjata e të padrejta nga janari i vitit të ardhshëm pas mundësisë për lëvizje të lirë Kosova do të jetë më afër BE-së, duke forcuar edhe bashkëpunimin ekonomik, shkencor e akademik.
“Ndonëse ka ende shumë punë për të bërë Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është një konfirmim i një angazhomini dhe orientimit tonë drejt BE. Kosova këtë angazhim po e bënë jo vetëm me fjalë por edhe me angazhim. Vendi ynë që nga fillimi i luftës në Ukrainë ka qenë i bashkërenduar me BE. Kosova do të vazhdoj të qëndroj përkrah aleatëve për të mbrojtur demokracinë, lirin dhe vlerat”.
“Në këto përpjekje BE ka përkushtimin tonë të plotë. Pas vonesa të gjata dhe të padrejta nga janari përveç qe do të lëvizim pa viza Kosova do të jetë edhe në shumë fusha të tjera. Politika e zgjerimit të shihet si politika e vetme. Do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë. Për çka kemi kontribuuar si vend drejt BE”, tha ai.