BE-ja investoi mbi 10 milionë € në Shërbimin Korrektues, Apostolova e kënaqur me gjendjen e burgjeve

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 10:49 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bashkimi Evropian ka mbajtur pjesën përmbyllëse të projektit për  “Fuqizimin e Mëtutjeshëm të Shërbimit Korrektues dhe Shërbimit Sprovues në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Projekti ky që ka për qëllim mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës si dhe mbështetja e Kosovës në përmirësimin e standardeve të sektorit gjyqësor duke e fuqizuar më tej kornizën institucionale.

Përfaqësuesja Speciale e BE-së, Nataliya Apostolova, potencoi se duhet të merren masa esenciale për të burgosurit në integrimin e tyre në shoqëri.

Apostolova theksoi se ky projekt ka dhënë praktikën me të mirë evropiane për shërbimin korrektues dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

“BE e ka mbështetur Kosovën në sundimin e ligjit. E ka mbështetur edhe qendrën korrektuese, burgjet. Që nga viti 2010 shumë e financimit ka kaluar mbi 10 milionë euro. Personat në burgje janë të ndjeshëm dhe kanë drejt në të drejtat e tyre. Që nga burgu të kthehet në shoqëri duhet masa esenciale që të integrohet”.

“Ky projekt është dizajnuar për ndarjen e përvojave më të mira të Evropës në Kosovë. Besoj se ka dhënë një praktik të mire në sektorin e shërbimit korrektues dhe sundimin e ligjit”, u shpreh Apostolova.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se shërbimin korrektues e sheh si sfidë e qeverisjes por edhe prioritet.

Haxhiu premtoi se do të punojë në draft ligjin për shërbimin korrektues në Kuvendin e Kosovës. Me tej, ajo premtoi në kushte të mira dhe trajnime të stafit si dhe kontrollimin ne aftësive çdo dy vjet.

“Shërbimi korrektues do të ketë vëmendjen e qeverisë sonë. E shoh si një ndër sfidat më të mëdha por edhe prioritetet që do të fokusohemi. Ne do të punojmë me shërbimin korrektues, ajo që ka munguar ka qenë vullneti politik, andaj ne do të japim mbështetjen e duhur. Do të jetë draft ligji për shërbimin korrektues që është me rëndësi e që do të paraqitet në Kuvend”.

“Ne do të angazhohemi ne kushtet e punë dhe stafit të punës. Shtimin e trajnimeve. Mungesa e zbatimit të nenit 224 që flet për aftësitë psiko-fizike e mendore. Çdo dy vjet duhet të masin aftësitë psiko-fizike e mendore. Gjendja nuk është e mirë sepse nuk ka pasur kontrolle. Heqja e pakos ushqimore për ndalimin e kontrabandës. por kjo s’ka funksionuar, duhet të ndryshojmë këtë shqetësim”, ka thënë Haxhiu.

Udhëheqësi vendor i projektit të binjakzimit të projektit të BE-së, Rasim Selmani, deklaroi se Kosova do të ecë drejt rrugës më të larta evropiane e ndërkombëtare me shërbimin korrektues.

Selmani bëri të ditur se projekti në fjalë ka filluar 30 muaj më parë.

“Po e përmbyllim një proces i filluar 30 muaj më parë. Është bërë nje pune jashtëzakonisht e mirë jemi krenar për këtë dhe falënderojmë të gjithë sepse është arritur që qëllimi i tij të shkoj në vend. Kontributi i madh i BE-së që Kosova ka dhënë në Kosovë. Ndërtimi i burgut të lartë e që sot është shembull i suksesit. Ajo që kemi synuar kemi arritur, kemi stafi trajtuar që mund të bëjnë vlerësimin e të burgosurve në rreziqe. Kjo punë ka bërë që stafi të jetë i profesionalizuar. Synojmë arritje të larta ndërkombëtare”, u shpreh Selmani.

Zëvendës Udhëheqësja e Misionit, Ambasada e Finlandes, Sargit Salakari,

“Binjakzimi do të fuqizojë Kosovën dhe autoritet në zhvillimin e shërbimit korrektues. Finlanda ka numër më të ulet në Bashkësinë Ndërkombëtare, janë në 100 mijë banorë 51 persona. Është proces hap pas hapi”, tha ajo.

Derisa drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Finlandeze për Sankdionr Penale, Arto Kujala, nuk ka mundur të jetë i pranishëm në këtë projekt përmbyllës pas përhapjes se virusit “Corona”.

Të ngjashme