BE-ja mundëson Panairin e Shkathtësive në Prizren, të rinjtë njoftohen me kushtet që ofrojnë kompanitë

Prizren | 11 Maj 2023 | 15:19 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian, në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, ka mbajtur në Prizren Panairin e shkathtësive, raporton Ekonomia Online.

Në këtë panair, nxënës të shkollave fillore të Prizrenit, patën mundësi të njihen për së afërmi me kushtet që ofrojnë kompanitë e ndryshme.

Të pranishëm në këtë panair, ishin projekte që janë mbështetur nga BE, shkollat profesionale, organizatat rinore e biznese të ndryshme për aftësim profesional.

Habibe Elshani, nga Qendra e Aftësimit Profesional në Prizren, tha për Ekonomia Online se trajnimet që ata i ofrojnë janë të profileve të ndryshme dhe u hyjnë në punë të rinjve.

“Trajnimet që i ofrojmë ne janë të llojllojshme. Kuzhinierë, kamaerie, banakier, furrtarë, rrobaqepësi e shumë të tjera”, tha ajo, teksa shtoi se kursi në këtë qendër është falas.

Panairi ishte i mirëpritur edhe për nxënësin, Rrezon Bejta.

“Panairi ishte shumë i mirë, isha i interesuar për megatronikë dhe për aktivitetin cacttus, besoj se na shtyn për të ecur përpara”, tha ai.

Edisa Kora praktikante në organizatën joqeveritare “Thy”, tha se si OJQ, merren me organizime të ndryshme për të rijnë, raporton EO.

“I kemi disa projekte që kemi me i mbajt këtë javë, si Java e Ndërgjegjësimit Mendor që kemi me e mbajt javën e ardhshme, i kemi kampet verore që i mbajmë verës dhe i inkurajojmë të rinjtë që me konkurruar, kanë me qenë ditë të mira dhe me plot aktivitete të ndryshme”, tha ajo.

Panaire të tilla janë mbajtur edhe në Prishtinë dhe Mitrovicë veriore, përderisa të premten do të mbahet në Gjakovë.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme