Deri para pak ditëve, Gjermania është përbuzur se nuk po përgjigjet agresionit Rus ndaj Ukrainës. Sot, Gjermania vendosi diçka që deri me tani ishte e paimagjinueshme:
Paralelisht me këtë, sanksionet ekonomike janë një lloj bombe ekonomike nukleare që është duke u hedhur mbi sistemin financiar të Rusisë. Bankrotimi total i shteti Rus është tani mundësi reale për Putinin.
Patjetër se pa SHBA e gjithë kjo do ishte e paimagjinueshme, por sot BE-ja, në krye me Gjermaninë, është duke marr rolin udhëheqës në përballje me pushtimin Rus të Ukrainës. Ky është vetëm shembulli i radhës se si BE-ja çdo herë ka rilindur edhe më e fuqishme në përballje me krizat e kohës. Çdo krizë, nga kriza financiare e vitit 2008 dhe kriza e migrimit 2015, e deri te BREXIT-i dhe pushtimi i sotëm i Ukrainës, ka shërbyer si moment evoluimi të BE-së në një organizëm edhe më të avancuar. Evoluimi i ngadaltë, patjetër, por evoluim i sigurtë, gjithsesi.
Pushtimi në Ukrainë është në ditët e para të tij. Duhet të jemi realist. Ukraina (dhe Perëndimi) është larg prej fitores, aq sa edhe Rusia është larg prej dorëzimit. Sidoqoftë, në disa ditë të fundit BE-ja tani më është shndërruar nga blloku më i rëndësishëm tregtar në botë, në bllokun më të rëndësishëm politik në botë.
Një moment historik për BE-në i cili do të vendos projektin dhe bashkëpunimin evropian në një trajektore të re të zhvillimit.