Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se institucioni që ajo udhëheq do të synojë të japë mendimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian në muajin qershor.
Ajo e ka publikuar një fotografi, duke folur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi online të G7-ës.
“Mezi pres të marr përgjigjet për pyetësorin e anëtarësimit në BE”, tha von der Leyen.