Bashkimi Evropian pritet t’u vë sanksione 11 individëve të lidhur me grusht-shtetin në Birmani më 1 shkurt.
Këtë e ka bërë të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, me të ardhur në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.
“Për Birmaninë ne do të marrim masa ndaj 11 personave të përfshirë në grusht-shtetin dhe shtypjen e demonstratave”, ka thënë Borrell.