BE-ja zotohet ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka pritur në takim Shefin e Zyrës BE-së/ Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me të cilin kanë diskutuar rreth situatës epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e situatës me Sars Cov 2.

Zemaj ka theksuar se është më se e nevojshme dhe e domosdoshme ndihma e mëtejme e shteteve të BE-së për sistemin shëndetësor por edhe në menaxhimin sa më efikas të pandemisë.

Ministri Zemaj, tutje tha se ka marr konfirmimin nga ambasadori Szunyog se BE-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër virusit.

“Ne do të jemi të përkushtuar si shtetet evropiane që ta luftojmë me tërë mundësinë edhe përhapjen e tij. Ndihma e BE-së, është shumë e rëndësishme”, tha ai.

Gjatë 20 vjetëve të fundit, BE-ja ka investuar mbi 2.5 miliardë euro në të gjitha fushat dhe veprimtaritë shoqërore dhe institucionale të Kosovës.

Gjatë pandemisë BE-ja na ka ndihmuar me 5 milionë euro me pajisje të nevojshme mjekësore.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme