BE ndau 100 milionë euro, Selimi: Specialja është kthyer në institucion që projekton padrejtësi

Prishtinë | 05 Kor 2024 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pas konfirmimit se Bashkimi Evropian ka ndarë rreth 100 milionë euro për Specialen, për dy vitet e ardhshme.

Selimi ka vlerësuar se Dhomat e Specializuara janë kthyer në institucion që projekton keqbërje dhe padrejtësi.

“BE ka vendosur të paguajë 100 milionë euro të tjera për Dhomat e Specializuara të Kosovës, një gjykatë që ka shpenzuar tashmë gjysmë miliardë në 9 vjet për të ndjekur penalisht disa themelues të grupeve guerile shqiptare, kryesisht rurale. Gjykata Speciale është kthyer në një institucion që projekton keqbërje dhe padrejtësi”, ka shkruar Selimi.

Të ngjashme