Komisioni Evropian ka kërkuar nga TikTok të ndryshojë mënyrën e funksionimit të platformës, duke e cilësuar atë si “nxitëse të varësisë”, sidomos te fëmijët.
Hetimi i BE-së evidenton se funksionet si “scroll pafund” dhe aktivizimi automatik i videove ndikojnë negativisht në shëndetin fizik dhe mendor të përdoruesve të rinj.
TikTok ka hedhur poshtë akuzat, por nëse vendimi i Komisionit konfirmohet, kompania mund të gjobitet deri në 6% të xhiros vjetore globale.
BE-ja kërkon ndryshime të thella për të mbrojtur minorenët dhe për të ulur efektet kompulsive të përdorimit.