BE po punon për paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë

Prishtinë | 14 Pri 2025 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Ministrat e Jashtëm të Evropës kanë diskutuar sot në Luksemburg për Ukrainën.

Andrii Sybiha, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, ishte planifikuar të bashkohej në takimin, të kryesuar nga Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas.

Kallas ka thënë se BE po punon për një paketë të 17-të sanksionesh kundër Rusisë.

“Të gjithë ata që duan që vrasjet të ndalet duhet të bëjnë presionin maksimal”, është shprehur ajo.

Të ngjashme