BE synon të vaksinojë 70% të popullsisë deri në fund të korrikut, thotë Brukseli

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë muaj që prej kur Bashkimi Evropian filloi shpërndarjen e vaksinave, Brukseli thotë se është në rrugën e duhur për të përmbushur synimin e tij për të vaksinuar 70% të popullsisë para fundit të korrikut, ku 58% e evropianëve kanë marrë tashmë një dozë.

Të gjithë vendet anëtare filluan me një strategji të bazuar në moshë, duke i japur më shumë përparësi personave që janë më të rrezikuar, mirëpo Edoardo Colzani, nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), thotë se kjo nuk është mënyra e vetme për të vaksinuar popullatat në mënyrë efektive.

“Nuk ka një strategji të vetme që funksionon më mirë në të gjitha kontekstet dhe në të gjitha vendet. Cilado strategji, ajo duhet të marrë parasysh situatën, furnizimin e vaksinës, popullatën në rrezik dhe situatën epidemiologjike të sëmundjes në çdo tha moment”, tha Colzani.

Portugalia, Spanja dhe Irlanda janë të vetmet vende të BE-së që ende nuk kanë hapur vaksinime për të gjithë qytetarët mbi 18 vjet, shkruan Euronews, përcjell klankosova.tv.

Hapi tjetër për pjesën më të madhe të Evropës është vaksinimi i adoleshentëve. Vaksina Pfizer/BioNTech aktualisht është e vetmja e aprovuar nga Agjencia Evropiane e Barnave për përdorim tek fëmijët e moshës midis 12 dhe 15 vjeç.

Vaksina Moderna është megjithatë në shqyrtim.

Të ngjashme