Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, së fundmi ka udhëtuar drejt Kalifornisë.
Ajo atje pritet të mbajë koncertin e saj të radhës, në kuadër të festës së Halloweenit, në qytetin Universal.
Artistja me origjinë nga Dibra, publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej bashkë me balerinët e grupit të saj, të cilët ishin maskuar dhe të bërë gati për performancën në natën e sotme.
Ndërkohë, e njëjta teksa ka qëndruar gjatë ditës në Universal, ajo nuk ka hezituar të dhurojë “twerk” në mes të qytetit, para qindra të pranishmëve, transmeton telegraf. Teksa dridhte të pasmet e saj, një person i maskuar me sharrë motorike qëndronte pas saj, duke e bërë skenën më “të frikshme”.