Këngëtarja me prejardhje shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, do të performojë himnin patriotik në ceremoninë e hapjes së ngjarjes në sportin e mundjes argëtuese, “WrestleMania”.
Ngjarja zhvillohet live të dielën, në stadiumin “Raymond James” në Tampa Bay të Floridës.
“Jam e lumtur që do ta interpretojë këngën “America the Beautiful” në edicionin e sivjetmë të ngjarjes ‘WrestleMania’. Të jesh pjesë e ngjarjes më të madhe të mundjes argëtuese është një nderë i madh, dhe mezi pres të performojë për fansat anembanë botës”, ka thënë Rexha në një prononcim për media.
Neil Lawi, zëvendës presidenti lartë dhe drejtori i përgjithshëm labelit “WWE Music Group”, tha: “Sporti i mundjes argëtuese ka histori të thellë të integrimit të muzikës në të gjitha aspektet e markës sonë, dhe bashkëpunimit me disa nga artistët më të njohur në botë të cilët kanë performuar në ngjarjen ‘WrestleMania’. Këtë vit, Bebe Rexha i bashkohet disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës të cilët e kanë interpretuar himnin ‘America the Beautiful’ në këtë ceremoni, dhe mezi po presim ta fillojmë natën e parë të ekstravagancës vjetore të kulturës pop”.
31-vjeçarja Bebe Rexha i ndjekë hapat e artistëve të tillë si: Ray Charles, Aretha Franklin, John Legend, Nicole Scherzinger, grupi “Fifth Harmony” dhe të tjerë, të cilët në të kaluarën e kanë performuar këngën “America the Beautiful” në këtë ngjarje të përvitshme.