Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha ka paralajmëruar një projekt të ri.
Ajo përmes një statusi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kënga e saj më e re do të publikohet më 5 mars.
Nuk është bërë e ditur se si do të titullohet kënga derisa këngëtarja ka lënë të kuptohet që do të jetë një këngë shumë e gjallë, duke postuar edhe një fotografi të saj bashkë me lajmërimin për këngën, e në të cilën duket me dhëmbë jashtë.
Kënga e fundit që Bebe ka sjellë për fansat e saj ishte “Baby I’m Jealous” në bashkëpunim me reperen Doja Cat.