Ajo kurrë nuk dështon të sjellë elegancë e sharm në paraqitjet e saj.
Dhe Bebe Rexha siguroi që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa u shfaq e mahnitshme në një fustan me printe lëkurë gjarpri.
Këngëtarja, 31 vjeçare, ka qenë pjesë e ditëlindjes së yllit të rrjeteve sociale Charli D’Amelio në Delilah në West Hollywood të premten.
Biondja dukej e mrekullueshme ndërsa theksoi linjat trupore në një prerje interesante të fustanit.
Bebe lejoi që veshja e saj të flasë dhe mbajti më pak aksesorë, duke futur kështu një çantë të kuqe me shkëlqim nën krahun e saj.
31 vjeçarja po ashtu vuri në dukje stilin e ri të flokëve, me balluke e të lëshuar pas shpinës.
Kantautorja e nominuar nga ‘Grammy’ kishte vënë një makijazh më të lehtë, derisa goditi me një seri pozash.
Rexha në anën tjetër është duke punuar në albumin e ri “Better Mistakes”, i cili do të lansohet i plotë më 7 maj.
Ditën e djeshme (e premte) solli këngën “Die for a Man” në bashkëpunim me reperin Lil Uzi Vert.