Bebe Rexha e ndez Hollywoodin me fustanin e dizajneres nga Prishtina

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 13:51 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha është një ndër emrat më të njohur të muzikës sot në botë. 

Përveç kësaj, ajo është e komentuar jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale. Në të shumtën e rasteve për pamjen dhe veshjen e saj. 

E një lajm i tillë ka dalë edhe sot. Bebe Rexha ka ngritur temperaturat në Hollyëood, në premiren e filmit Malficient të Angeline Jolie. 

Por, ajo që nuk dihet nga publiku, është se këngëtarja me famë botërore ka pasur veshur fustanin e dizajnuar nga kreatorja nga Prishtina, Liridon (Dona) Matoshi. 

Dona Matoshi e ka dyqanin e sajë ngjitur Pallatit të Rinisë ku çdo ditë defilon kreacione të reja. 

Më poshtë shikoni disa nga fotografitë.

Image

Të ngjashme