Bebe Rexha është treguar gjithnjë krenare për prejardhjen e saj, duke promovuar vlerat dhe traditat e shqiptarëve në botë.
Por, po ashtu është treguar edhe e drejtpërdrejtë duke folur për plagët apo ‘të metat’ e shoqërisë sonë.
Këngëtarja ka folur mbi albumin e ri, karrierën, jetën e saj, si edhe prejardhjen, duke treguar historinë e zhvendosjes së familjes nga Maqedonia e Veriut në SHBA.
Ajo thotë se mentaliteti i saj “gjithmonë nxitues” vjen nga rritja në një familje emigrantësh.
Të dy prindërit e saj janë shqiptarë, me babanë e saj që emigroi në SHBA nga Maqedonia e Veriut në moshën 21-vjeçare në fund të viteve 80-të, para Luftërave Jugosllave.
Nëna e saj ka lindur në SHBA, por edhe gjyshërit e Rexha-s nga nëna kanë emigruar nga Evropa në kërkim të një jete më të mirë.”
“E dua kulturën time. Urrej ta them këtë, por ndonjëherë më duket sikur gratë trajtohen si qytetare të dorës së dytë”, tha Bebe.