Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka bërë së fundmi një postim në rrjetet sociale.
Në mbishkrimin e fotografive që ajo ka postuar ka thënë që këtë vit dëshiron të jetojë jetën që ajo dëshiron pa u ndikuar prej të tjerëve, transmeton Klan Kosova.
“Gjendja ime për tërë vitin. Vetëm duke qenë vetë dhe duke jetuar jetën që dua. Nuk jetoj më për të tjerët. Nëse ata më pëlqejnë për atë që jam, kjo ka vlerë për mua”, ka shkruar ndër të tjerash këngëtarja.