Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të parë nga afër gjendjen pas tërmetit.
Ajo gjendet në fshatin Bubq ku po viziton familjen e Musa Dacit.
Këngëtarja me famë botërore gjatë gjithë kohës ka treguar mbështetjen e saj për të prekur nga tërmeti.
Bebe e cila është me prejardhje shqiptare ka premtuar ndihmat, raporton OraNews përcjellë Klan Kosova.
Në Instagram shkroi: “Përshëndetje. Më në fund mbërrita në Shqipëri. Po shkoj në fshatin Bubq. Do shohim si janë gjërat dhe do ju mbaj të përditësuar.”