Bebe Rexha tashmë e ka konfirmuar që do të jetë pjesë e MTV VMA 2019, dhe madje është përzgjedhur si një nga personazhet që do të prezantojë një nga performancat ose çmimet e mbrëmjes.
MTV Video Music Awards do të mbahet në 26 gusht 2019 në Qendrën Prudentiale në Newark të New Jerseyt.
Të nominuara në këtë mbrëmje të madhe të ndarjes së çmimeve janë edhe vajzat shqiptare: Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Ava Max.
Dua Lipa dhe Bebe Rexha janë në garë me njëra-tjetrën në të njëjtën kategori: “Kënga më e mirë ritmike”, Ava Max është e nominuar në kategorinë tjetër si “Artistja e re më e mirë”.
Artistja shqiptare e bëri të ditur këtë gjë përmes një fotografie të publikuar në Facebook, duke njoftuar se do të jetë një nga prezantueset e kësaj mbrëmje.
Bebe Rexha konkurron me dy klipe në kategorinë në të cilën është nominuar: “Call you mine” me The Chainsmokers dhe “Say my name” me David Guetta dhe J-Balvin./kultplus