Ylli i popit Bebe Rexha është përgëzuar nga fansat online për shkak se e kishte postuar një foto të papërpunuar në bikini derisa ishte me pushime në Porto Riko.
Ylli i hitit “Meant To Be”, e cila nuk ka frikë të përballet me kritikuesit e trupit online gjatë muajve të fundit, të premten e postoi në Instagram një foto të saj duke pozuar në një plazh në San Juan, dhe e përdori përshkrimin shoqërues për t’ia dërguar një mesazh të fuqishëm ndjekësve të saj.
“Ndoshta është dashur ta fotoshopoj barkun tim dhe ta bëj të duket i rrafshët”, shkroi ajo. “Ndoshta është dashur t’i fotoshopoj këmbët e mia për t’i bërë të duken të holla. Me siguri duhej ta bëja veten të dukem më shtatlartë dhe t’i bëj këmbët e mia më të lëmuara.
“Por nuk e kam bërë këtë”, theksoi ajo. “Shoqëria me të vërtetë mund të të djallosë. Ja se si duket një femër e vërtetë në Instagram pa fotoshop”.
Vërejtjet e saj të sinqerta e nxitën një valë mbështetjeje nga tetë milionë ndjekësit e saj, duke përfshirë yllin e mëparshëm të “Fifth Harmony”, Lauren Jauregui, e cila e përshëndeti postimin e Bebe dhe komentoi: “Një femër e vërtetë me trup të vërtetë”.
Fotoja me bikini e Bebes u shfaq menjëherë pasi këngëtarja qeshi me thashethemet “qesharake” të cilat sugjeronin se ajo kishte bërë kirurgji plastike për ta përmirësuar pamjen e saj, shkruan KOHA Ditore.
“Kurrë nuk i kam operuar kofshët e mia. Kurrë nuk e kam operuar hundën time”, tha ajo për revistën Health.
“Në fakt, e kam një septum të devijuar, dhe vazhdoj të sëmurem nga infeksionet e sinusëve, dhe kam frikë ta rregulloj hundën. Kam frikë të futem nën brisk – nuk dua që të ngatërrohen me hundën time!”
Bebe gjithashtu e pranoi se i ka mësuar të gjitha për vetëbesimin e trupit pasi kërkoi ndihmë pas përvojës së saj të parë në industrinë e muzikës, kur drejtuesit e shtëpisë së saj muzikore në atë kohë e nxitën të dobësohej.