Bebe Rexha po bashkëpunon me yllin kuban, Camila Cabellon

Prishtinë | 28 Jan 2018 | 09:15 | Nga

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Pos shumë koncerteve anembanë globit, ajo po punon edhe në projekte të reja.

Së fundi, bukuroshja ka pohuar se ka nisur punën për një këngë të re që do ta sjell shumë shpejt në tregun amerikan.

Madje, ajo ka treguar se është duke bashkëpunuar me yllin amerikano –latin, Camila Cabellon e cila është edhe teksshkruese.

Ajo nuk ka bërë të ditur se çka do të sjellin së bashku me yllin e këngës “Havana”, i cili ishte një hit botëror.

“Po planifikojmë diçka…”, ka shkruar në Instagram, Rexha.

Krahas kësaj, 28-vjeçarja është duke punuar edhe në albumin e ri muzikor, i cili pritet të del në shitje brenda vitit

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme