Këngëtarja shqiptare tregoi në rrjetin social “Instagram” se përse nuk ka një të dashur.
Bebe ka zbuluar se arsyeja pse nuk është e dashuruar qëndron në faktin se djemtë po e keqtrajtojnë.
“Dua të gjej një të dashur, por të gjithë djemtë më trajtojnë keq”, u shpreh këngëtarja e famshme, sipas “City Radio”.
Rexha ka deklaruar se do të dëshironte që i dashuri i saj të jetë shqiptar. Ajo është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve të ardhshëm.