Bebe Rexha po viziton Shqipërinë

Tiranë | 20 Kor 2017 | 11:53 | Nga

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha ka disa ditë që ka ardhur në Shqipëri për të kaluar disa pushime.

Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social, Instastory ku duket në krah të Monika Kryemadhit duke ngrënë mëngjes.

Në tavolinë janë të pranishëm dhe persona të tjerë që mendohen të jenë të afërm të tyre.

Para pak ditësh ajo shprehu edhe mbështetjen e saj për Monikën si femra e parë që drejton një parti politike në territorin shqiptar.

Duket se Bebe po kalon mjaft mirë në Shqipëri, ndërsa nuk dihet se sa do të zgjasë qëndrimi i saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme