Bebe Rexha pritet që më 5 mars të publikojë këngën dhe klipin e saj më të ri.
Kënga e cila do të titullohet “Sacrifice” pritet të bëjë bujë edhe për klipin e saj në të cilin, këngëtarja me origjinë nga Shqipëria do të ketë një paraqitje si asnjëherë më parë.
Në fotografinë që ka publikuar ajo vetë në rrjetet sociale shihet e veshur me veshje provokuese ndërkohë që qëndron përpara një burri të lidhur me zinxhirë.
Kënga e fundit e saj ishte e titulluar “Baby, I’m Jealous”, në bashkëpunim me Doja Cat.