Bebe Rexha është në përgatitje të projekteve të reja.
Por, bukuroshja shqiptare me famë botërore vazhdon gjithnjë të jetë në kontakt me adhuruesit e saj.
Ajo në rrjetin social Instagram ka postuar një seri të fotografive interesante ku kësaj radhe ka bërë një rrëfim.
Në këtë rrëfim ajo porosit fansat e saj që të duan trupin dhe veten e tyre në çdo rrethanë.
“Po mendoj, nuk dëshironi të ktheni kohën dhe të shikoni e të thuani ‘Dreq, sa e bukur dhe fit kam qenë, nuk e kam ditur më parë. Gjithmonë kam menduar se kam peshë. Tash i shoh fotografitë e mia të dy viteve më parë dhe them se isha aq e dobët”.
“Sa shumë do të doja që ta doja trupin tim më shumë dhe nuk do të urreja veten aq shumë sa të shtoj kilogramë. Ne të gjithë kalojmë nëpër vështirësi në jetë dhe duhet të mësojmë që të duam veten edhe përgjatë ngritjeve e rënieve. Ndonjëherë ju duht të bllokoni gjërat nga bota e jashtme dhe të mësoni atë që ju bën të ndiheni mirë. Dhe ta duani veten prej brenda”, ka shkruar Bebe në postimin e saj në rrjetin social Instagram.
Këngëtarja shqiptare pritet që së shpejti të publikojë albumin e saj të ri “Expectations”.