Bebe Rexha u përgjigjet atyre që e kritikuan për klipin e fundit: Bëj atë që dua

Prishtinë | 01 Mar 2019 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Bebe Rexha, është në qendër të vëmendjes për shkak të një përleshjeje të vazhdueshme me shoqërinë për projektet e fundit që ka lansuar.

Këngëtarja e nominuar nga ‘Grammy’ ka folur për Fox News për standardin e dyfishtë që ajo thotë se përballet si një artiste femër duke iu përgjigjur kritikëve, përfshirë edhe babain e saj, të cilët e konsiderojnë videon e saj më të re muzikore, “Last Hurrah”, shumë eksplicite, shkruan Fox News transmeton lajmi.net.

“Unë mendoj se si një femër, unë jam duke u përpjekur që mos të shfajësohem dhe ta përqafoj seksualitetin tim – të bëj atë që dua”, thotë Bebe.

“Por unë ende vij nga një familje konservatore dhe mendoj se për mua është se e dua veten dhe bëj atë që dua, sepse është art dhe pikërisht për këtë. Unë nuk mund ta bëj artin vetëm për t’i bërë të lumtur të gjithë, unë duhet ta bëj veten të lumtur dhe kjo është ajo që shohë”, shton më tutje këngëtarja shqiptare.

“Nëse dua të jem seksi, unë do të jem seksi”, Rexha, 29 vjeçe, u dyfishua. “Nëse një person do ta hiqte këmishën dhe do të nxirrte atributet trupore, nuk do të thotë se po e shfrytëzon seksualitetin e saj”.

Këngëtarja u shpreh se projekti “I’m a mess”, (Unë jam një zënkë) nuk është e pakuptimtë në lidhje me videon e saj muzikore, e cila përmban shenja të forta intime, fakti është se ajo shijon lirinë që ajo ka gjetur brenda për të qenë vetëm ajo – e lirë në vetvete.

Të ngjashme