Ylli i Real Madridit, Luka Modric është i kërkuar nga klubi amerikan Inter Miami.
Ky sezon pritet të jetë i fundit në “Santiago Bernabeu”, për fituesin e Topit të Artë.
Sipas mediave spanjolle kroati është i kërkuar nga presidenti i Inter Miamit, David Beckham.
Modric në verën e ardhshme do t’i mbush 35 vjet dhe mungesa e tij vërehet sepse këtë sezon nuk ka luajtur shumicën e ndeshjeve në formacionin e parë.
Në vend të tij po luan mesfushori Federico Valverde, derisa “los blancos” gjithashtu kanë interesim për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Ky transferim mund të ndodhë në fund të sezonit, por për kroatin kanë interesim edhe dy klubet nga “San Siro”, Inter e Milan.