Kryetari i zgjedhur i Mitrovicës, Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje prej postit të nënkryetarit të Kuvendit dhe deputetit.
Ai ka thënë se po pret që të krijohen rrethanat ligjore për të pranuar detyrën si kryetar i Mitrovicës.
“Sot kam dhënë dorëheqje nga posti i deputetit dhe i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ka qenë nder dhe privilegj të jem perfaqësues i juaj në Kuvend. Tani, është nder, privilegj e më së shumti përgjegjësi të ju shërbej si kryetar i komunës. Për një Mitrovicë më të mirë për të gjithë!”, ka shkruar Hamza.
Kujtojmë se Bedri Hamza në zgjedhjet e 17 tetorit ka arritur t’i fitoj zgjedhjet pa balotazh.
Hamza u rendit i pari më 53% të votave duke e mundur bindshëm kryetarin e deritashëm të Mitrovicës, kandidatin e Vetëvendosjes, Agim Bahtirin.