Pas konventës së madhe të PDK-së, ku mbrëmë kandidati i PDK-së i falënderoi qytetarët, sot ai ka postuar edhe një fotografi me familjen e tij.
Hamza e ka falënderuar bashkëshorten, dy vajzat dhe djalin për përkrahjen e vazhdueshme.
“Familja
I falënderoj shumë Remën, Tinën, Djellzën dhe Ensarin, që më kanë qëndruar pranë, më kanë kuptuar dhe më kanë mbështetur, në çdo hap. Janë frymëzimi dhe forca ime e përditshme.
Familja jonë e madhe është Kosova! ”, ka shkruar Hamza.