Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar Innovation Centre Kosovo (ICK), ku ka vlerësuar rolin e teknologjisë dhe inovacionit në zhvillimin e ekonomisë së re të Kosovës.
Ai theksoi se të rinjtë e këtij sektori po krijojnë zgjidhje të avancuara në fushat e Inteligjencës Artificiale, sigurisë kibernetike dhe printimit 3D.
Hamza u zotua se, si kryeministër, do të punojë që Kosova të shndërrohet në një shtet të dijes me ekonomi digjitale të zhvilluar dhe mbështetje të vazhdueshme për inovatorët.