Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi ka takuar drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj me të cilin diskutuan për përmirësimin e punëve.
Istrefi theksoi se po i pret një vit i suksesshëm për forcimin dhe të ardhmen e vendit.
“Sot, kam qenë i nderuar me vizitën e mikut tim, drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj. Vullneti dhe gatishmëria për të përmirësuar çdo sektor të punës tonë, gjen edhe rrugën e duhur.
Po, vit i suksesshëm na pret. Jemi gati ta forcojmë besimin e ndërsjellë me qytetarin, në shtetin tonë, të ardhmen tonë!”, ka shkruar Istrefi.