Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës, ka njoftuar se Bedri Istrefi është emëruar ushtrues i detyrës së shefit ekzekutiv të Telekomit.
Njoftimi i plotë:
Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A në mbledhjen e sotme të datës 31 Dhjetor 2018, ka vendosur që për pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës të emërohet z. Bedri Istrefi.
Bordi i Drejtorëve i Telekomit të Kosovës Sh.A i uron punë të mbarë në pozitën e tij të re z.Bedri Istrefi.