Bedri Zyberaj ftohet nga Specialja

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 11:32 | Nga Ekonomia Online

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Zyberaj, dje është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim.

Ai do të intervistohet më 22 janar të vitit 2020.

Lajmin e ka bërë të ditur në facebook djali i tij Jetlir Zyberaj, këshilltar në MPJ.

“Për shkak të angazhimit në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, babai im, prof. Bedri Zyberaj, dje, është ftuar që, të paraqitet në Hagë, me dt. 22 janar 2020, për t’u intervistuar nga prokurori i dhomave speciale”, ka shkruar Zyberaj.

Nuk është bërë e ditur se në çfarë cilësie është ftuar Zyberaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme