Befason moti: Parashikimi i temperaturave për 5 ditë

Prishtinë | 21 Pri 2019 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Gjatë kësaj jave në vendin tonë pritet të mbajë mot i ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat do të rriten nga 3C deri në 9C, e maksimalet nga 20C deri në 25C, vetëm ditën e martë pritet të zbresin deri në 15C.

Parashikimi më i detajuar:

22.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen. Më vonë priten edhe reshje të dobëta shiu.

23.04 – Herët në mëngjes shi. Ditën më freskët dhe me erë, kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.

24.04-25.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell. Të enjtën gjatë ditës pjesërisht vranët, me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

26.04 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

Do të fryj erë mesatare kryesisht nga juglindja 4-10m/s, e ditën e martë e fuqishme 7-14m/s, me hove edhe deri në 16m/s. Shtypja atmosferike do të zbres rreth vlerave normale, por më pas do të shënojë rritje.

Të ngjashme