Cristiano Ronaldo beson që bashkëlojtari i tij në Real Madrid dhe Portugali, Pepe duhet të emërohet Lojtari i Turneut në Kampionatin Evropian 2016 para Antoine Griezmannit.
Reprezentuesi i Francës, Griezmann shënoi gjashtë gola si dhe bëri me dy asistime për të rrëmbyer çmimin “Lojtari më i Mirë i Turneut”, megjithëse skuadra kombëtare e tij ishte mposhtur nga Portugalia në finalen e këtij kompeticioni.
“Pepe ishte i jashtëzakonshëm këtë vit”, tha ai për UEFA. “Ky ishte ndoshta sezoni i tij më i mirë”.
“Ai padyshim ishte lojtari më i mirë i Portugalisë dhe njëri nga lojtarët më të mirë të Real Madridit në Ligë të Kampionëve”.
“Jam i kënaqur që ai ishte pjesë e skuadrës së turneut në Euro, për mendimin tim Pepe ishte lojtari më i mirë në Euro”, përfundoi sulmuesi.