Këngëtari Yll Limani, ka përshëndetur mëngjesin e sotëm, moderatorët e njohur shqiptarë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj.
Përmes një video në insta stori, Limani ka thënë: “Mirëmëngjes veç Borës edhe Donaldit, ju tjert…”.
Kjo pasi mbrëmë (e premte) në Big Brother Vip, ku protagonist është Donaldi, ishte e ftuar për vizitë edhe moderatorja, të cilët kishin qenë në lidhje prej 2 vjet e gjatë muaj.
Historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes, pas hyrjes së këtij të fundit në Big Brother VIP. Në fillim të emisionit, Donaldi u shpreh se ka mbaruar ajo histori, por gjithçka ndryshoi pas ardhjes së Bora Zemanit aty dhe puthjes që shkëmbyen.