Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III.
Lajmin e ka konfirmuar ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith. Mes tyre ka pasur një takim ditën e sotme dhe ambasadori ka shpërndarë disa foto në Twitter.
“Shumë mirë të takohesha me presidentin Bajram Begaj para vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla si një dëshmi e marrëdhënies së fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë. I gëzuar që presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënjuar këtë ngjarje historike”, shkroi ambasadori King-Smith në Twitter.