Begaj: I inkurajova liderët të bashkohen për interesin kombëtar, ua garantova mbështetjen e Shqipërisë

Prishtinë | 08 Kor 2026 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka vizituar të martën Luginën e Preshevës, ku është takuar me përfaqësuesit politikë shqiptarë të kësaj treve.

Ai bëri të ditur se ka zhvilluar bisedime me kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, kryetarin e Bujanocit, Arbër Pajaziti, deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin, si dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepin. Begaj kërkoi unitet politik të faktorit shqiptar.

Begaj tha se gjatë takimeve është diskutuar për shqetësimet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, forcimin e bashkëpunimit të faktorit politik shqiptar dhe projektet që synojnë mbështetjen e të rinjve. 

Të ngjashme