Begaj kujton Rugovën në ditëlindjen e tij: Vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë

Prishtinë | 02 Dhj 2024 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën në 80-vjetorin e tij të lindjes, raporton Ekonomia Online.

Begaj e ka quajtur Rugovën si president të rrallë dhe vizionar, që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë.

“Si sot 80 vite më parë Kosova lindi Presidentin e rrallë e vizionar që pa gjithmonë nga Perëndimi për ardhmërinë.  Koha dëshmoi vlerat e tij si burrë shteti për të cilat kemi nevojë sot e përgjithmonë. Të gjithë shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë me nderim ditëlindjen e Presidentit të Përjetshëm Dr. Ibrahim Rugova!”, ka shkruar presidenti Begaj.

Të ngjashme