Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, tha se shpreson që të mos përkeqësohet gjendja nga Coronavirusi në komunën e tij.
Duke qenë se Malisheva është një komunë e vogël një luftë kaq të ashpër nuk do të mund ta përballonte, prandaj
Begaj bëri thirrje për ndihmë nga niveli qendror.
“Furnizimet janë keq. Ministria e Shëndetësisë e kanë neglizhuar mjaft. Një furnizim ka ardhur me datë 20 mars dhe tjetra me 23, por kanë qenë furnizime modeste”.