Presidenti i Republikës ndau ditën sot me efektivët shqiptarë që ndodhen në Komandën Rajonale Perëndim, “Camp Villagio Italia”, KFOR, Pejë, Kosovë.
Presidenti Begaj shkëmbeu me ta urimet për vitin e ri 2024. Fillimish, Presidenti u takua me Kolonel Gabriele Vacca, Komandantin e bazës ushtarake. Në këtë takim Presidenti shprehu edhe një herë vlerësimin e tij për KFOR -in, si një histori suksesi.
“Ajo që ju po bëni këtu është shumë e rëndësishme në mbrojtje të vlerave të lirisë dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajon”, – i tha Presidenti Komandantit Vacca.
Presidenti falënderoi Italinë që e drejton këtë bazë duke koordinuar trupat e vendeve të ndryshme, të cilat tashmë kanë krijuar një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre.