Begaj në përvjetorin e 11 shtatorit: Shqipëria riafirmon qëndrimin kundër terrorizmit e dhunës

Prishtinë | 11 Sht 2025 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai në një postim në Facebook shkruan se Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut”.

“Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkruan Begaj.

Të ngjashme