Begaj pret në takim raportuesen për Shqipërinë në PE

Prishtinë | 27 Mar 2024 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Raportuesen për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos.

Biseda u fokusua në mbarëvajtjen e punimeve të parlamentit shqiptar, procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin rajonal.

Presidenti Begaj theksoi së është shumë e rëndësishme të shikohet e kaluara, të vlerësohet e tashmja dhe të punohet për të ardhmen.

Gjatë bisedës, Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Santos, vlerësoi rolin e Presidentit E Shqipërisë si faktor balancues në jetën politike të Shqipërisë.

Në takim u vlerësua kontributi i Shqipërisë dhe angazhimi pozitiv i vendit në politikën e jashtme, në çështjet e sigurisë si anëtare e NATO-s, si dhe në promovimin e paqes dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve në rajon.

Gjithashtu, u theksua edhe nevoja për besueshmërinë e sistemit të drejtësisë do të nxiste pozitivisht investimet e huaja, raporton A2Cnn.

Të ngjashme