Begaj pritet nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj është takuar në Shkup me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Begaj e përgëzoi Xhaferin për udhëheqjen e zgjedhjeve në parametrat më demokratikë, duke nxjerrë në kohë rezultatet dhe pa kontestime.

“E përgëzova për udhëheqjen e zgjedhjeve në parametrat më demokratikë, duke nxjerrë në kohë rezultatet dhe pa kontestime. Vizioni, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij tregojnë sërish se shqiptarët janë një faktor vendimtar në formimin e shtetit në Maqedoninë e Veriut. Çdo tullë që vendosim në murin e arritjeve tona është hapi drejt një të ardhme të ndritur dhe do të jetë gjithmonë e mirëpritur”, ka shkruar presidenti Begaj.

Të ngjashme